Në moshën 6 vjeçare, Francis Ngannou përjetoi divorcin e prindërve të tij. Babai i tij ishte një njeri i madh dhe i fortë që ndeshej dhe rrihte njerëz kudo. Për shkak të veprimeve të babait të tij Francis kishte një reputacion të keq kudo që shkonte. 'Oh, ti je djali i tij? Në rregull.'
''Unë isha vetëm 6 vjeç, ende nuk e dija se çfarë ishte jeta dhe se çfarë doja të bëja me jetën time. Por ama dija se çfarë nuk doja të bëja dhe ajo ishte që të mos bëhesha si babai im.
Në moshën 10 vjeçare Francis filloi të punonte në kantier rëre në mënyre që të paguante bursën e tij dhe librat e shkollës.
''Ndonjëherë nuk ishte mjaftueshëm dhe ata më nxirrnin nga shkolla pasi nuk kisha stilolaps dhe fletore. Ishte e turpshme dhe acaruese pasi unë do të mohohesha nga fëmijët e tjerë. Ata më shikonin me një mënyrë sikur unë nuk meritoj asgjë pasi jam i parëndësishëm. Por më vonë unë fillova ti them vetes time: 'Jo, unë nuk jam i parëndësishëm. Unë punoj më shumë se ata.' Ndoshta unë nuk mund të vi në shkollë me këpucë të mira, rroba të mira apo libra të rinj por gjithsesi unë punoja më shumë se ata. Është thjesht fat i keq, unë jam një fëmijë normal dhe meritoj të njëjtat gjëra si fëmijët e tjerë. E gjitha kjo mërzi, krijoi një dëshirë brenda meje për të bërë diçka.
'Babai im ishte i dhunshëm dhe unë nuk doja të bëhesha i dhunshëm si ai. Por unë doja gjithçka që përfshinte fuqinë, kështu kuptova se çfarë doja të bëja. Doja të boksoja.'
Por për një fëmijë nga një fshat i Kamerunit kjo ishte e pamundur, gjithçka që ai mund të bënte ishte të vazhdonte të ëndërronte. Në moshën 17 vjeçare atij ju desh të largohej nga shkolla për arsye financiare. Për 5 vitet e ardhshme ai do të bënte çdo punë të mundshme për të siguruar ushqim.
''Nuk mund ta imagjinoni se çdo të thotë kur ëndrra e vetme që ke kur çohesh në mëngjes është që sot të gjesh mjaftueshëm për tu ushqyer.'' - tregon Francis.
''Kur isha 22 vjeç i thash vetes: Mjaft duke mbijetuar. Nuk dua të jem një viktim e kësaj jete.''
Francis la gjithçka dhe filloi të udhëtonte nëpër Kamerun për të gjetur një vend ku mund të mësonte të boksonte. Kur kuptoi që Kameruni nuk mund t'ja mundësonte këtë ai vendosi të shkonte diku tjetër pavarsisht rrethanave. Udhltimi i tij përfshin vende si Nigeria, Algjeria ku pas 14 muajsh ai më në fund do të arrinte në Europë.
''Në Europë njerëzin na thonin që: 'Ju vini nga Afrika dhe prisni që në Europë të gjeni parajsën'. Por unë nuk mendoja kështu. Unë besoja se unë mund ta ndërtoja parajsën me vetë duart e mia.''
Në Qershor të 2013 ai mbërriti në Francë dhe gjëja e parë që bëri ishte gjetja e një palestre për tu stërvitur.
''Unë erdha këtu edhe pse nuk kisha para dhe një vend për të qendruar. Unë flija duke shktruar kartona rrugëve por gjithesi isha i lumtur për këtë. I tregova të gjithëve situatën time dhe i thashë 'Ju lutem më stërvisni, unë dua të bëhem një kampion bote.''
Ata e morën në stërvitje dhe ky ishte vetëm fillimi. Ai gjithashtu punonte në kuzhinë duke prerë perimet.
Pas disa javësh stërvitje atij i'u tha ideja që të kalonte në sportin e MMA, sepse Francis kishte nevojë për fitme të shpejta dhe gjithashtu boksi në Francë nuk ishte dhe aq i mirë. Por Francis nuk donte diçka tjetër, ai donte të bëhej si idhulli i tij Mike Tyson. Trajneri i tij Fernand Lopez e bindi atë të kombinonte klasat e boksit me pak MMA dhe Francis pranoi.
Më 30 Nëntor 2013 ai bëri debutimin e tij në MMA dhe e fitoi ndeshjen me armbar. Francis ishte i lumtur që arriti të merrte fitimin e tij të parë nga sporti i MMA.
Comments