Kthim pas në kohë me Ilir Latifin 2
- Kristi
- Aug 5, 2019
- 1 min read
Kthim pas në kohë.
Gjatë këtyre ditëve, UFC Albania ka menduar t’ju rikthej në memorie momentet kyçe të karrierës së Ilir Latifit në UFC, duke filluar nga debutimi jo i zakontë ndaj Gegard Mousasi e deri në fitoren më të rëndësishme të karrierës së tij ndaj Ovince St. Preux.

UFC Fight Night 37 – 08 Mars 2014
Pas gati një viti mungesë, Ilir Latifi rikthehet në UFC ndaj Cyrille Diabate, që deri më sot është kundërshtari më i gjatë (198cm) që Iliri është përballur në karrierën e tij në MMA.
Ndryshe nga ndeshja e parë, këtë herë Latifi kishte mundësinë ti tregonte botës se çfarë ishte i aftë të bënte në kafaz nëse atij i jepej mundësia e një kampi të plotë stërvitor dhe jo vetëm disa ditë kohë si në rastin ndaj Mousasi.
Pikërisht këtë bëri. Iliri tregoi që ai nuk ishte thjesht dikush që UFC e kishte marr në rradhët e saj vetëm për tu mundur nga Gegard Mousasi e më pas të largohej. Atë mbrëmje ai tregoi se është një mundës shumë i mirë, është i rrezikshëm kur ndodhet sipër teje dhe mbi të gjitha është shumë i fortë fizikisht. Latifi arriti ta mbyllte ndeshjen në raundin e parë duke e kapur Diabate në një mbytje brutale.

Cyrille ishte një luftëtar me eksperiencë, një kikboksier i shkëlqyer (41 Fitore – 8 Humbje) i cili kishte arritur të përshtatej mjaft mirë në sportin e MMA duke koleksionuar 19 Fitore dhe vetëm 9 Humbje deri sa në rrugën e tij doli Ilir Latifi, i cili do të ishte edhe ndeshja e fundit në karrierë për luftëtarin francez.
Comentarios