top of page
Writer's pictureKristi

Florian Marku flet për të ardhmen, ndeshjen e rradhës dhe përgatitjet në Tailandë



Sot ai është një ndër luftëtarët më të suksesshëm Shqiptar në MMA & Kickboxing, katër herë kampion Bote dhe një herë Europe, 25- vjeçari vazhdon të na bëj krenar me arritjet e tij në sportet luftarake.


Në një intervistë për portalin tonë “UFC Albania” , Floriani flet për të planet e së ardhmes, ndeshjen e rradhës dhe stërvitjen në Tailandë.


UFC Albania: Kur u larguat nga Shqipëria ju ishit një djalosh fare i ri me ëndrra të mëdha për sportin. Si ndjeheni tani që po riktheheni dhe shikoni interesimin tepër të madh të popullit Shqiptar për ndeshjen tuaj të parë në Shqipëri?


Floriani: Ndjehem tej mase mirë kur shikoj që e gjithë kjo punë që po bëj në stërvitje po fillon të më shpërblehet. Ndjehem shumë i lumtur kur shikoj që populli më përkrah dhe është gjithmonë pranë meje duke sakrifikuar çdo gjë vetëm që unë të arrijë majat e këtij sporti.


UFC Albania: Kemi parë që shumica e kampit stërvitor për ndeshjen e 8 Qershorit ndaj Dragisic po kalohet në Tailandë tek Tiger Muay Thai & MMA. Pse ky vendim dhe si ndjehet Floriani kur stërvitet krahë për krahë me disa nga luftëtarët më të mirë në botë?


Floriani: Stërvitja në Tailandë ka qenë prej shumë kohësh në planet e mia por tani ishte momenti i duhur pasi kisha më shumë kohë në dispozicion për tu stërvitur dhe praktikuar më shumë në Jiu-Jitsu dhe Mundje.


UFC Albania: Në të ardhmen a do e konsideronit të shpërnguleshit në Suedi dhe të stërviteshit full time tek All Stars Gym ku do të kishit edhe Ilir Latifin dhe Alexander Gustafsson si partnerë stërvitor?


Floriani: Shpresoj që po, kam folur me Ilirin dhe plani është që mbas ndeshjes së Tiranës të shkoj dhe të stërvitem atje.


UFC Albania: Kohët e fundit kemi vënë re që së fundmi profili zyrtar i Bellator MMA ka treguar interes duke ju ndjekur në Instagram dhe duke pëlqyer disa nga postimet tuaja. Nëse do të vinte një ofertë për disa ndeshje nga ta do e pranonit apo kërkoni direkt debutimin në UFC?


Floriani: Po e di, të gjithë më shikojnë, madje edhe nga UFC. Momentalisht jam duke ndërtuar një rekord të mirë që më pas të firmos ofertën më të mirë të mundshme.


UFC Albania: Kë duhet të falenderojmë që sot kemi një luftëtar si Floriani që nderon flamurin shqiptar nëpër botë?


Floriani: Dua të falenderoj babin tim, që më ka qendruar gjithmonë pranë dhe me ka ndihmuar në çdo sakifricë që ne kemi kaluar.

Nga e djathta në të majtë: Babai i Florianit (Sebi) & Floriani

UFC Albania: Sot Florian Marku është një shembull për tu ndjekur nga të rinjtë që praktikojnë sportin e MMA. Cili është mesazhi juaj për trajnerët, djemtë dhe vajzat që praktikojne sportin e MMA në Shqipëri?


Floriani: Bota e MMA nuk është e thjeshtë dhe rrugës mund të hasësh shumë vështirësi por mesazhi im është i thjeshtë: Stërvitje dhe vetëm stërvitje, pasi duke u stërvitur mund të arrish çdo gjë.


UFC Albania: Pyetja e fundit. Një parashikim për ndeshjen e 8 Qershorit.


Floriani: Parashikimi im? Knockout në raundin e parë do të thoja por do e zgjas pak më shumë që njerëzit të kenë mundësi të më shikojnë duke u ndeshur, hahaha.



354 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page